Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi akuzon autoritetet e Kosovës për mohimin e ekzistencës së popullit serb

Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar më 9 shtator autoritetet e Kosovës se po e “mohojnë ekzistencën e popullit serb”.

Ai ka reaguar pas përplasjeve në Kuvendin e Kosovës për përdorimin e termit “populli serb”, duke i cilësuar zhvillimet si “segregacion” dhe “aparteid” ndaj serbëve.

Petkoviqi ka pretenduar se serbët në Kosovë përballen me arrestime, presione ndaj gjuhës dhe simboleve serbe dhe forma të tjera diskriminimi, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë.


- Advertisement -

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian të reagojë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *