Kryetarja e Kuvendit kundërshton deklaratën e deputetit serb: ‘Populli serb është në Serbi’

Pas deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë propozimit të kandidatit për nënkryetar të Kuvendit tha se po e bënte atë ‘në emër të popullit serb’, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cilësoi deklaratën si të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, duke i kërkuar Simiqit ta tërhiqte fjalën dhe propozimin ta bënte në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Haxhiu kërkoi nga regjia që t’ia ndërpriste mikrofonin, duke insistuar që deputeti i Listës Serbe vetëm ta tërhiqte deklaratën lidhur me mënyrën e formulimit të propozimit.

Pas debatit, Haxhiu tha se Rregullorja e Kuvendit përcakton masat që mund të ndërmerren në raste të tilla.


- Advertisement -

Ajo bëri të ditur gjithashtu se në takimin e zhvilluar mes grupeve parlamentare nuk kishte pasur pajtim lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Haxhiu njoftoi se seanca e Kuvendit do të vazhdojë të premten në orën 11:00.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *