Detajet e fundit: Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli përballen me akuzën për dhunë ndaj Eduard Kuçit

Detajet e reja janë bërë të ditura nga seanca e sotme me dyer të mbyllura ndaj rastit për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin, çështje që përfshin përleshjen me Eduard Kuçin.

Këngëtari dhe i afërmi i tij akuzohen për dhunën ndaj Eduard Kuçit, ish konkurrent i Big Brother VIP Kosova, rast që ka bërë bujë në media.

Gjykata tashmë ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Markun dhe Nikollin.


- Advertisement -

Në dëshminë e tij, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen. “Kërkoj ndjesë për veprimin.

E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër.

Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin.

E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen”. “E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, mësohet të jetë shprehur Jozefin Marku.

Sakaq, Nikolli ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ndërsa për municionin që i kanë gjetur në banesë ka deklaruar se ishte i ndryshkur dhe në kushte të papërdorshme. “Unë atë natë që ka ndodhur ngjarja kam qenë në një dasmë, nuk kam qenë prezent në vendngjarje.

Unë Jozin e kam mik, këtë e dinë të gjithë.

Fishekët që keni gjetur në shtëpinë time ishin të ndryshkur, nuk e di përse ishin aty”, ka dëshmuar Kristjan Nikolli.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *