Situata e zjarreve gjatë ditës së sotme në Shqipëri vazhdon të menaxhohet me angazhim të lartë të strukturave operacionale në terren dhe mbështetje nga ajri.
Në total, janë raportuar 22 vatra zjarri, me 12 aktive, 9 nën mbikëqyrje dhe 1 e shuar.
Forcat vendore dhe lokale, si dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në operacione, së bashku me mjete zjarrfikëse dhe helikopterë.
Situata po ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) në bashkëpunim me autoritetet vendore për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





