Sot është inauguruar objekti i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, një investim i rëndësishëm i financuar nga Shteti i Katarit, i cili synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin dhe organizimin e veprimtarisë fetare, arsimore, kulturore dhe shoqërore në këtë qytet.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale të Gjilanit, zyrtarë të Shtetit të Katarit, si dhe të ftuar të tjerë.
Myftiu i Kosovës, Naim ef.
Tërnava, theksoi se veprimtaria e Bashkësisë Islame të Kosovës shtrihet në të gjitha fushat në të cilat kontribuohet për të mirën e besimtarëve dhe të shoqërisë.
Objekti i ri do të jetë në shërbim të Këshillit dhe të gjithë besimtarëve të Gjilanit, duke mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve dhe shërbimeve të Këshillit në fusha të ndryshme.
Kryetari i Këshillit, Naim ef.
Aliu, theksoi se hapësirat e reja do të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e jetës fetare, kulturore, arsimore dhe shoqërore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, z.
Alban Hyseni, shprehu mirënjohjen për punën dhe angazhimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe vlerësoi rëndësinë e objektit të ri për qytetarët.
Ambasadori i Shtetit të Katarit në Tiranë, z.
Jabor Ali Hussein al Hawashela al Dosari, vlerësoi projektin si një hap drejt bashkëpunimit më të ngushtë mes Kosovës dhe Katarit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





