Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Belgjikës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës, Arnaud Dusaucy.

Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se ambasadorit të ri belg i ka uruar mirëseardhje dhe sukses në misionin e tij diplomatik në Kosovë.

Kosova dhe Belgjika kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të mira, të cilat, sipas saj, janë mbështetur në miqësi, partneritet dhe përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën.


- Advertisement -

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në aspektin politik dhe ekonomik.

Ushtruesja e detyrës së presidentes ka shprehur bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Dusaucy do të avancohen më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *