Komuna e Istogut ka reaguar pas nënshkrimit të grantit në vlerë prej një milion e 650 mijë eurosh, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, së bashku me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në postimin e Komunës, thuhet se, përmes këtij investimi, do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i pesë shtëpive, duke përfshirë gjithsej 60 familje përfituese.
Istogu përfiton 1.65 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për Projektin e Banimit Social Adekuat.
Komuna e Istogut ka përfituar grant në vlerë prej 1 milion e 650 mijë eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.
Marrëveshja e Grantit u nënshkrua dje nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, në kuadër të këtij projekti që synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.
Përmes këtij investimi do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i 5 shtëpive, duke përfshirë gjithsej 60 familje përfituese.
Ky projekt përbën një investim të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në krijimin e një banimi më të sigurt dhe më dinjitoz për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.
Komuna e Istogut mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





