Kosova përfshihet zyrtarisht në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën

Kosova është përfshirë zyrtarisht në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për Gazën.

Pas Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), edhe “Board of Peace” ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë forcë.

Sipas njoftimit, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, përfaqësues të Republikës së Kosovës, “Board of Peace” dhe ISF-së kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës, përmes së cilës formalizohet përfshirja e Kosovës në këtë mision. “Board of Peace” ka bërë të ditur se Kosova do të ofrojë mbështetje për misionin, i cili synon zbatimin e Planit 20-Pikësh të Paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.


- Advertisement -

Marrëveshja shënon zyrtarizimin e rolit të Kosovës në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *