Rritja e Rasteve të Sëmundjeve Malinje dhe Beninje në Kosovë në Vitin 2025

Në Kosovë gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3 mijë e 775 raste të reja të personave të prekur nga sëmundjet malinje dhe beninje.

Të dhënat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në kuadër të publikimit të statistikave të shëndetësisë për vitin 2025.

Sipas ASK-së, numri i rasteve të reja është rritur krahasuar me vitin 2024, kur ishin regjistruar 3 mijë e 644 raste.


- Advertisement -

Kjo paraqet një rritje prej 3.6 për qind, apo 131 raste më shumë brenda një viti.

ASK ka raportuar se gjatë vitit 2025 është shënuar rritje edhe në numrin e vizitave në institucionet shëndetësore në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor – primar, sekondar dhe terciar.

Sipas statistikave, rritje më e madhe e vizitave është vërejtur në laboratorët e të gjitha niveleve.

Të dhënat e ASK-së janë pjesë e statistikave vjetore që pasqyrojnë aktivitetet dhe gjendjen e shërbimeve shëndetësore në Kosovë gjatë vitit 2025.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *