Artisti kosovar-amerikan MIRUD fiton çmimin për albumin spanjisht ‘Desnudo’

Artisti kosovar-amerikan MIRUD, i njohur si Durim Morina, ka marrë një vlerësim tjetër në karrierën e tij ndërkombëtare.

Më 3 shtator 2026, ai u vlerësua në ceremoninë ‘Premios Juventud’ për albumin e tij në gjuhën spanjolle, ‘Desnudo’, në kategorinë ‘Best Pop Vocal Performance’.

Ceremonia u zhvillua në Marbella të Spanjës, duke shënuar herën e parë që eventi prestigjioz u organizua jashtë kontinentit amerikan.


- Advertisement -

MIRUD ka lindur më 17 tetor 1994 në Los Angeles, në një familje shqiptare nga Kosova, ndërsa formimi i tij artistik lidhet me një prej institucioneve më prestigjioze të arteve interpretuese në botë.

Ai ka studiuar vokal në The Juilliard School në New York, ku u formua në muzikën klasike dhe operistike.

Një pikë kthese në karrierën ndërkombëtare të artistit ishte pjesëmarrja në vitin 2019 në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës Viña del Mar në Kili.

MIRUD arriti deri në finale dhe u vlerësua me Gaviota de Plata, një prej çmimeve më të rëndësishme të festivalit.

Eksperienca në një prej skenave kryesore të Amerikës Latine forcoi lidhjen e tij me tregun muzikor spanjishtfolës. ‘Desnudo’, albumi i tij i fundit, në gjuhën spanjolle, ka shënuar një angazhim të rëndësishëm për të konsoliduar praninë e tij në tregun ndërkombëtar të muzikës latine.

Nga një familje shqiptare në Los Angeles, te studimet në Juilliard, skena e Viña del Mar dhe tashmë ‘Premios Juventud’, MIRUD po ndërton një karrierë që shtrihet përtej një tregu të vetëm.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *