Madalina Ghenea shfaqet në Festivalin e Filmit në Venecia me një pamje të re tërheqëse

Madalina Ghenea tërhoqi sërish vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, por kësaj here jo me një fustan të tejdukshëm – zgjedhja e saj ishte krejt ndryshe.

Një tjetër mbrëmje e Festivalit të Filmit në Venecia u shndërrua në një paradë magjepsëse të modës, ku yjet e ekranit garuan me njëri-tjetrin për të tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq.

Mes tyre, një emër ishte sërish në qendër të vëmendjes: Madalina Ghenea.


- Advertisement -

Aktorja dhe modelja rumune prej vitesh është e njohur për paraqitjet e saj të guximshme, veçanërisht për fustanet e tejdukshme dhe kombinimet që vështirë se kalojnë pa u fotografuar nga dhjetëra kamera.

Por këtë herë, ajo vendosi të ndryshojë rregullat e lojës.

Për premierën e filmit ‘Oasis: Don’t Look Back in Anger’, Ghenea u shfaq me një kostum të zi prej lëkure, një zgjedhje që ishte larg stilit provokues me të cilin publiku është mësuar ta shohë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *