Britney Spears ka bërë një postim të papritur në Instagram, ku ka postuar një citat të Justin Bieberit që flet për vlerën personale.
Këngëtarja 44-vjeçare ka ndarë një foto të Bieberit në të cilën ka vendosur citatin: “Vlera ime nuk bazohet në atë që kam bërë, atë që kam, atë që njoh apo atë që thonë njerëzit për mua.
Unë jam i mjaftueshëm sepse Zoti më krijoi. – Justin Bieber”.
Britney Spears nuk ka dhënë shpjegime shtesë për postimin, veçse ka etiketuar Justin Bieberin.
Ky reagim vjen në kontekstin e deklaratave të fundit të Spears për dëmin që ka pësuar gjatë periudhës 13-vjeçare nën kujdestari ligjor.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





