Albin Kurti viziton familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime pas humbjes tragjike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime pas humbjes së tij tragjike.

Krasniqi, 29-vjeçari i njohur si ish-banor i Big Brother VIP Kosova dhe krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale, humbi jetën më 2 shtator në një aksident trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident u përfshinë një veturë dhe motoçikleta me të cilën po udhëtonte Krasniqi.


- Advertisement -

Ai pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht dërgimit në Emergjencën e QKUK-së, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *