Natalie Portman është bërë nënë për herë të tretë, duke mirëpritur fëmijën e saj të parë me partnerin Tanguy Destable.
Aktorja dhe muzikanti francez janë bërë prindër muajin e kaluar në Paris.
Portman, 45 vjeçe, ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e saj e mëparshme.
Në prill, Portman konfirmoi shtatzëninë dhe u shpreh se të dy ishin shumë të emocionuar për ardhjen e fëmijës. “Unë dhe Tanguy jemi shumë të emocionuar.
Jam thjesht shumë mirënjohëse.
E di që është një privilegj dhe një mrekulli”, kishte deklaruar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





