Kosova po pret: Numërimi mbrapsht ‘Ora e pritjes’ për lirimin e ish krerëve të UÇK-së

Në pritje të lirimit të ish krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, me moton ‘Kosova po pret’, në qendër të Deçanit ka nisur numërimin mbrapsht ‘Ora e pritjes’.

Përfaqësuesit e platformës ‘Liria ka Emër’ dhe zyrtarët komunal të Deçanit janë shprehur të bindur në pafajësinë e tyre. ‘Me numërua mbrapsht deri më 16 shtator edhe prej këtu sepse edhe Deçani po pret që me 16 shtator çlirimtarët me u kthy në shtëpi të vet, me u kthy në Kosovë.

Deri më 16 kur duhet të nisin ditët e mira, ditët e bardha edhe njëherë me rikonfirmua që historia jonë më e re, që lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë legjitime e popullit të Kosovës për të ruajtur identitetin dhe vlerat që I ka ndërtuar ndër shekuj’, ka thënë Eliza Hoxha. ‘Pres që me 16 të këtij muaji me u gëzu siç jemi gëzuar edhe në proceset tjera gjyqësore.


- Advertisement -

Këta njerëz të këtij vendi kanë bërë përpjekjen më madhështore për lirinë e këtij vendi dhe luftën më të pastër që e ka bërë dikush ndonjëherë në botë.

Ky vend e këta ushtarë të UÇK-së kanë arritur me e pas përkrahjen e superfuqisë botërore, SHBA-së’, ka thënë Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.

Ata kanë shprehur solidarizimin e plotë me ish ushtarët e UÇK.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *