Riviera Shqiptare dhe Ksamil, destinacionet bregdetare më të mira në Evropë sipas ‘Travel Off Path’

Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe ekspertëve ndërkombëtarë të udhëtimeve, duke u renditur mes destinacioneve bregdetare më të rekomanduara në Evropë.

Ksamilin e vendos në vendin e parë mes pesë destinacioneve bregdetare më të mira në Evropë.

Ujërat e kthjellëta të Ksamilit përshkruhen si një nuancë e jashtëzakonshme e kaltër, të rrethuara nga plazhe me gurë të bardhë.


- Advertisement -

Riviera Shqiptare ofron ujëra të kristalta, peizazhe mbresëlënëse dhe çmime të përballueshme krahasuar me destinacionet e tjera të njohura mesdhetare.

Kjo zonë shihet si një alternativë më e qetë dhe më e përballueshme për udhëtarët evropianë.

Vizitorët mund të shijojnë ushqime të freskëta deti pranë plazhit për më pak se 15 dollarë, ndërsa akomodimi buzë detit mund të kushtojë më pak se në destinacione të ngjashme në Greqi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *