Tapeti i Kuq në Festivalin e Filmit në Venecia: Trendet e Modës dhe Stili i Yjeve

Nga fustanet e zinj me prerje të sofistikuara te shkëlqimi metalik, transparencat dhe detajet dramatike – yjet po e shndërrojnë tapetin e kuq në një nga pasarelat më të rëndësishme të sezonit.

Pas pushimit veror, sezoni i madh i filmit dhe modës është rikthyer me gjithë shkëlqimin e tij, ndërsa Festivali i 83-të i Filmit në Venecia që në ditët e para ka dhënë disa prej paraqitjeve më të komentuara të sezonit.

Në Lido, ku deri më 12 shtator do të parakalojnë emra të mëdhenj të kinemasë, modës dhe kulturës, tapeti i kuq nuk është vetëm hyrje drejt premierave, por edhe një skenë më vete.


- Advertisement -

Dhe këtë vit, ajo skenë po dominohet nga kontraste të forta: e zeza klasike përballë shkëlqimit metalik, silueta minimaliste kundrejt prerjeve të guximshme dhe eleganca e vjetër hollivudiane e kombinuar me tendencat më moderne.

Fustani i zi rikthehet si zgjedhje e fuqishme.

Në ditët e para, disa prej paraqitjeve më të bukura erdhën pikërisht përmes fustaneve të zinj.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *