Jennifer Lawrence ka folur hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë, duke pranuar se përdor doza të vogla Botox-i për të ruajtur një pamje natyrale të fytyrës. “Kam nevojë për lëvizje në fytyrë – bëj botoks të vogël, por nuk mund të bëj shumë”, është shprehur aktorja 36-vjeçare.
Lawrence tha se kujdeset për lëkurën edhe përmes trajtimeve të fytyrës, ndërsa tregoi se është e interesuar për transferimin e dhjamit, por ende nuk është e sigurt nëse do ta provonte, shkruan DailyMail.
Ajo pranoi gjithashtu se do të dëshironte të bënte heqjen e dhjamit bukal, por mendon se ndërhyrja do të vihej menjëherë re nga publiku.
Aktorja ka folur edhe më herët për ndryshimet në trup pas shtatzënisë së dytë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





