Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) kanë konfirmuar mbështetjen për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur pas takimit të përfaqësuesve të platformës qytetare ‘Liria Ka Emër’, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Sipas njoftimit, mbështetja e komunitetit arsimor synon t’i japë forcë zërit për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe mbështetjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Marshi do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





