Raportimi i aksidenteve dhe rasteve tragjike në mediat: Shqetësime dhe kritika

Raportimi i aksidenteve dhe rasteve tragjike po rikthen debatin për mënyrën se si mediet trajtojnë viktimat dhe familjet e tyre.

Njohës të gazetarisë dhe përfaqësues të institucioneve monitoruese thonë se publikimi i detajeve identifikuese dhe pamjeve të rënda shpesh tejkalon interesin publik dhe cenon privatësinë e viktimave.

Sipas tyre, sensacionalizmi dhe kërkimi i klikimeve po dëmtojnë standardet profesionale dhe besimin e qytetarëve në medie.


- Advertisement -

Raportimi i rasteve tragjike në medie po ngre shqetësime për respektimin e standardeve profesionale dhe etike të gazetarisë.

Titujt që ekspozojnë dhunën ndaj fëmijëve, viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe personave me probleme të shëndetit mendor, por edhe titujt që bazohen në pamje nga aksidentet e trafikut, siç ishte rasti i mbrëmshëm, po kritikohen nga njohësit e medias dhe të shoqërisë civile.

Sipas njohësve të gazetarisë, në raste të tilla shpesh tejkalohet interesi publik dhe cenohet privatësia e viktimave.

Kritikat adresojnë edhe mënyrën se si një rast tragjik shndërrohet në përmbajtje për konsum masiv.

Shqetësimi është evident edhe tek institucionet që monitorojnë punën e medieve.

Ata pranojnë se raportimi i aksidenteve dhe rasteve tragjike mbetet problematik, ndërsa përgjegjësinë e lidhin me politikat redaktuese që synojnë audiencë përmes sensacionalizmit.

Në mungesë të një kufiri të qartë mes interesit publik dhe sensacionalizmit, vihet në pikëpyetje respektimi i standardeve profesionale të gazetarisë.

Një qasje e tillë, përveç cenimit të privatësisë dhe dinjitetit të viktimave, rrezikon të dëmtojë edhe besimin e qytetarëve në media.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *