Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, kundërpërgjigjet Lumir Abdixhikut për shtrembërimin e deklaratave

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas paraqitjes së mbrëmshme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në media, duke e akuzuar atë për shtrembërim të deklaratave të saj.

Ymeri ka thënë se në videot propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje pritet që tash e tutje të shfaqen edhe deklarata të Abdixhikut, të cilat, sipas saj, kanë për qëllim sulmin ndaj deputetëve të LDK-së.

Ajo ka mohuar se ka deklaruar se nuk respekton Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë ose Kuvendin e partisë, duke theksuar se vetë është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm. ‘E para, ferizajasit nuk flasin me ‘s’nDi’… kush më njeh e di se si flas’, ka shkruar Ymeri, duke iu referuar mënyrës sesi, sipas saj, janë paraqitur deklaratat e saj.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *