Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës ia kanë zënë sërish derën Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të thirret seanca konstituive e Kuvendit.
Në aksionin e tyre janë bashkuar edhe asamblistë nga Prishtina.
Asamblisti në Komunën e Prishtinës, Yll Muriqi, tha se institucionet nuk po funksionojnë dhe se vendi është në bllokadë.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, gjithashtu shprehu shqetësimin për krizën kushtetuese, politike dhe ekonomike në vend.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





