Tronditje në Botën e Televizionit: Vdekja e Papritur e TikTokerit të Njohur në Kosovë

Bota e televizionit u trondit nga vdekja e papritur e TikTokerit të njohur dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi.

Ai ndërroi jetë të mërkurën, si pasojë e një aksidenti me motor në Prishtinë.

Dy miqtë e tij të afërt, Egzon Sahiti dhe Fitim Sylejmani, kanë reaguar të tronditur pas vdekjes së parakohshme të mikut të tyre.


- Advertisement -

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij. “Lal, ma ke këput shpirtin, vëllau jem”, është shprehur Sahiti përmes një postimi në InstaStory.

Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe Sylejmani, i cili ka ndarë dhimbjen me ndjekësit e tij. “Lal, ma këpute shpirtin, vëllau jem.

Allahu të mëshiroftë e të boftë prej banorëve të Xhenetit”, ka shkruar Sylejmani.

Foto: Fitim Sylejmani / Instagram Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *