Kim Kardashian dhuron 50 mijë dollarë për familjet në kufirin SHBA-Meksikë – LA, nderohet për veprimin humanitar

Kim Kardashian ka dhuruar 50 mijë dollarë, (rreth 43 mijë euro), për familjet në kufirin SHBA-Meksikë, gjatë mbrëmjes vjetore bamirëse “This Is About Humanity” në Los Angeles.

Ylli 45-vjeçar i reality show-t mori pjesë në aktivitetin e organizatës jofitimprurëse, e cila mbështet familjet e ndara dhe të ribashkuara, duke u ofruar ndihma bazë, shërbime ligjore dhe mbështetje për shëndetin mendor.

Organizata është bashkëthemeluar nga Zoe Winkler Reinis, shoqe e vjetër e Kardashian dhe vajza e aktorit Henry Winkler.


- Advertisement -

Kardashian u shfaq në event pa të dashurin e saj, Lewis Hamilton.

Mbrëmja nderoi aktorin Wilmer Valderrama, të cilit iu dha një Çmim Humanitar për mbështetjen e tij ndaj organizatës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *