Aktori, John Travolta, u shfaq sërish me beretë, vetëm pak muaj pasi pamja e tij në Festivalin e Filmit në Kanë u komentua dhe u kritikua gjerësisht nga fansat. 72-vjeçari mbajti një beretë ngjyrë gështenjë gjatë ceremonisë së 50-vjetorit të grupit Ramones, ku ishte edhe prezantues.
Ai e kompletoi veshjen me një xhaketë të zezë lëkure, një bluzë të zezë, xhinse të zeza dhe syze dielli, shkruan DailyMail.
Travolta u fotografua në skenë me Linda Ramone, bashkëshorten e të ndjerit Johnny Ramone, gjatë eventit të mbajtur në Los Angeles.
Kjo dalje riktheu në vëmendje stilin me beretë të aktorit, pasi vetëm pak muaj më parë ai ishte kritikuar në rrjetet sociale për pamjen e tij gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





