Brikena Selmani dhe Mateo Borri po kalojnë një moment më të qetë në marrëdhënien e tyre, pas ulje-ngritjeve të fundit.
Mbrëmë, Brikena ishte pjesë e një ceremonie familjare, ku u martua djali i tezes së saj, dhe mes të ftuarve ishte edhe Mateo.
Prania e tij merr një tjetër kuptim, pasi katër vite më parë historia mes tyre nuk kishte vijuar.
Gjatë Big Brother VIP Albania 5, dyshja tregoi se njiheshin prej katër vitesh dhe se në atë kohë një takim mes tyre nuk ishte realizuar për shkak të ndërhyrjes së familjarëve të Brikenës.
Pas afrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, marrëdhënia e tyre mori një drejtim tjetër.
Mateo i kërkoi Brikenës të bëhej e dashura e tij dhe ata zhvilluan një dasmë simbolike.
Sërish, pas përfundimit të formatit, dyshja kaloi disa ulje-ngritje, duke shkaktuar dyshime për ndarje.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





