Kryetari i Prishtinës kërkon hetim për kontratën e Ndërmarrjes Publike Banesore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetarët Florian Dushi dhe Besiana Musmurati, kanë kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm për çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe një kontrate të lidhur në vitin 2021 me një kompani që, sipas Kryeqytetit, ishte themeluar vetëm një javë para shpalljes publike të procesit.

Kryeqyteti thekson se qeverisja aktuale nuk e ka iniciuar, negociuar apo nënshkruar këtë kontratë.

NPB-ja aktualisht rrezikon të ngarkohet me një detyrim prej mbi 32 milionë eurosh, për shkak të fitimit të pretenduar të humbur nga një projekt që nuk është realizuar.


- Advertisement -

Kryeqyteti ka kërkuar sqarime për vendimin e Qeverisë së Kosovës të 12 gushtit për shpronësimin e parcelës në Lakrishte, duke theksuar se çështja vazhdon të jetë pjesë e një kontesti gjyqësor.

Kryeqyteti i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë të gjitha dokumentet, vendimet dhe nënshkrimet që lidhen me këtë proces, me qëllim të përcaktimit të përgjegjësive individuale dhe institucionale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *