Vazhdon te jete i larte fluksi i udhetareve ne piken e kalimit kufitar te Morinit, edhe ne fundjaven e fundit te gushtit.
Pushuesit thone se po shfrytezojne temperaturat e favorshme per te kaluar ditet e fundit te veres ne bregdetin shqiptar, edhe pse per shume prej tyre kjo eshte nje tjeter vizite gjate kete sezoni.
Vetem gjate 24 oreve te fundit ne Shqiperi kane hyre 52 mije e 864 shtetas dhe 13 mije e 531 automjete.
Ne te njejten periudhe, nga vendi kane dale 35 mije e 72 shtetas dhe 11 mije e 238 automjete.
Fluksi mbetet i larte edhe ne bilancin e pese diteve te fundit.
Nga 24 deri me 28 gusht, permes Morinit kane hyre ne Shqiperi 152 mije e 694 shtetas dhe 46 mije e 870 automjete.
Nderkohe, ne dalje jane regjistruar 121 mije e 846 shtetas dhe 37 mije e 148 automjete.
Pika e Morinit mbetet nje nga akset kryesore te levizjes mes Kosoves dhe Shqiperise, ndersa autoritetet vijojne menaxhimin e fluksit per te shmangur radhet dhe per te garantuar levizje sa me te shpejte te udhetareve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





