Thirrje për pjesëmarrje në marsh për ish-krerët e UÇK-së në Prishtinë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit që mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit që mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. ‘Qytetarë të nderuar, më 12 shtator, në ora 14:00, do të bashkohemi në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për të përkrahur liderët tanë të luftës dhe paqes’, ka shkruar Lladrovci. ‘Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në.

Liri për çlirimtarët!’, ka shtuar ai, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Marshi në mbështetje të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mbahet para vendimit përfundimtar të 16 shtatorit në Hagë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *