Kurti në Tryezën e Diskutimit për Shqiptarët e Preshevës: Bllokimi i Mjeteve Dëmton Komunitetin

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë sot pjesë e një tryeze diskutimi në Prishtinë, ku u ngritën shqetësimet për diskriminimin institucional dhe bllokimin e mjeteve financiare për projektet e tyre.

Nikoqir i këtij takimi ishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Të pranishëm ishin edhe deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.


- Advertisement -

Në takim me përfaqësues politikë e organizata civile nga këto treva, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se për Kosovën mbështetja ndaj shqiptarëve atje është përgjegjësi e vazhdueshme, ndërsa kërkoi që mjetet e bllokuara të zhbllokohen dhe projektet e miratuara të realizohen.

Kurti ka thënë se bllokimi i mjeteve për organizatat shqiptare në Kosovë nuk prek vetëm ato që kanë fituar projektet, por edhe nxënësit, studentët, praktikantët, fëmijët me nevoja të veçanta dhe gazetarët.

Sipas tij, dëmi nga mosndarja e këtyre mjeteve nuk mund të matet vetëm me shumën e parave, pasi pasojat lidhen me mundësitë që humbin qytetarët.

Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj asaj që e cilësoi si diskriminim sistematik, duke thënë se parimet evropiane për sundimin e ligjit, barazinë dhe mosdiskriminimin duhet të vlejnë edhe për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai tha se Kosova do të vazhdojë ta dokumentojë dhe ndërkombëtarizojë këtë çështje, në mënyrë që ajo të adresohet edhe në Bruksel, Uashington dhe Strasburg.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *