Analisti politik, Shemsi Jashari, ka shprehur shqetësim për rolin dhe praninë e partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimet e fundit politike në Kosovë, veçanërisht për përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jashari vlerëson se fakti që ndikimi i Ambasadës Amerikane po konsiderohet i vogël përbën, sipas tij, një shenjë të keqe për Kosovën.
Sipas tij, institucionet dhe qytetarët duhet të shqetësohen për arsyet e mungesës së një pranie më të dukshme të përfaqësuesve amerikanë në zhvillimet politike në vend.
Jashari, mes tjerash, e ka cilësuar situatën institucionale në Kosovë si një paqartësi të madhe, duke kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj partive opozitare. ‘Ajo që është shqetësuese për qytetarët po duket se nuk mund të qëndrojnë indiferent as ndërkombëtarët që kanë kontribuar në shtet ndërtim – ndikimi i Ambasadës Amerikane po thuhet se është i vogël atëherë është një shenjë e keqe për Kosovën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur asnjëherë ndikim të keq që nga lufta e deri më sot dhe fakti që janë lënë me një anë tregon më shumë për qasjen që kjo Qeveri e ka pasur ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë të pazëvendësueshëm dhe prandaj do të duhej të shqetësoheshin të gjithë se pse përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë kaq të pavërejtshëm teksa situata me institucionet e Kosovës është sikur para shpalljes së Pavarësisë – është një paqartësi e madhe pasi shtetin e kemi lënë në këto dy vitet e fundit pa institucione dhe e gjitha kjo për egon e një njeriu që e drejton një parti që po e merr shumicën e votave të qytetarëve dhe përgjegjësinë për të qeverisur me vendin e që Albin Kurti.
E kemi parë që nga viti 2025 që Kurti nuk dëshiron të implementojë vullnetin qytetarë por po don t’i nënshtrojë partitë opozitare për t’ju përshtatur bindjeve të tij dhe kjo nuk flet për kurrgjë tjetër pos për një prirje komuniste – në komunizëm udhëheq një parti e një lider dhe të tjerët i përulën, qasja që Kurti ka shpërfaqë gjatë këtyre dy viteve të fundit sidomos dy viteve të fundit ngjanë me atë’, u shpreh Jashari./dukagjini Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





