Organizata ‘Albanians for America’ mirëpret projektligjin ‘SRBIJA Act’ në Kongresin amerikan

Organizata ‘Albanians for America’ (AFA) ka mirëpritur prezantimin në Kongresin amerikan të projektligjit ‘Supporting the Rule of Law, Building Institutional Justice, and Accountability Act’ (SRBIJA Act), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së llogaridhënies së qeverisë së Serbisë.

Në një deklaratë, organizata ka shprehur shqetësimin për regresin demokratik, korrupsionin, dobësimin e institucioneve të pavarura, lirinë e medias dhe trajtimin e protestuesve në Serbi. ‘Albanians for America’ ka kritikuar gjithashtu marrëdhëniet e thella të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke vlerësuar se këto raporte duhet të shqyrtohen në raport me interesat e sigurisë së SHBA-së, NATO-s dhe Evropës.

Organizata ka theksuar se shqetësimi i saj lidhet me politikat e Qeverisë së Serbisë dhe jo me popullin serb, i cili, sipas saj, meriton demokraci, transparencë dhe institucione të pavarura.


- Advertisement -

Në deklaratë, ‘Albanians for America’ ka kërkuar nga Kongresi dhe Administrata amerikane që të mbështesin sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, forcimin e partneritetit strategjik SHBA–Kosovë dhe dialogun Kosovë–Serbi, të udhëhequr nga BE-ja, me zbatim real të marrëveshjeve dhe llogaridhënie. ‘SRBIJA Act e bën të qartë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk është një çek i bardhë.

Ai shoqërohet me përgjegjësi’, thuhet në deklaratë.

Organizata ka bërë thirrje që bashkëpunimi SHBA–Serbi të lidhet me reforma demokratike të besueshme dhe të qëndrueshme, duke theksuar se demokracia, llogaridhënia, sovraniteti dhe paqja duhet të jenë themeli i politikës amerikane në Ballkan.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *