Qeveria e Kosovës miraton transfere financiare për furnizim me barna dhe mbulim shpenzimesh operative

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, ku ka miratuar disa vendime, përfshirë transfere financiare për furnizim me barna, mbulimin e shpenzimeve operative dhe obligimeve kontraktuale.

Në kuadër të vendimeve të miratuara, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) për transferimin e 4,333,900 eurove, të destinuara për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale.

Sipas vendimit, këto mjete do të transferohen deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht.


- Advertisement -

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transferimin e 1 milion eurove, të cilat do të përdoren për mbulimin e obligimeve që lidhen me shpenzimet operative.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Komunës së Podujevës për transferimin e 300 mijë eurove, për mbulimin e obligimeve kontraktuale.

Ndërkohë, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore ‘Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE (Energy Storage Corporation – ESCorp)’ Sh.A.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për dhënien në shfrytëzim të një hapësire prej 999 metrash katrorë, në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë.

Në fund, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për nominimin e tre përfaqësuesve të saj në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *