Liria ka Emër: Vendoset ‘Ora e Pritjes’ në Sheshin ‘Adem Jashari’. Kthimi i Ish-Krerëve të UÇK-së në Vushtrri

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë “Orën e Pritjes”, një ekran që shënon numërimin e ditëve deri më 16 shtator, datë kur pritet vendimi final për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, vendosjen e orës e cilësoi si një moment të veçantë, si dhe tha se po në këtë shesh do të festohet edhe kthimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga. “Vërtetë, sonte është një moment i veçantë sepse do të fillojë numërimi i orës deri më datën 16 shtator kur do të kthehen çlirimtarët, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, udhëheqësit e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vërtetë, ishte një pritje shumë e gjatë.


- Advertisement -

Ishte një pritje jo 6 vite, por 6 shekuj, sepse ishte një pritje e padrejtë.

Ishte e padrejtë për shkak se çlirimtarët luftuan për ta mbrojtur vendin e vet, për t’i sjellë Kosovës lirinë dhe pavarësinë.

Nga sot do të fillojë numërimi i orës në këtë shesh të bukur, në sheshin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe po në këtë shesh do ta festojmë edhe datën 16 shtator kur do të kthehen çlirimtarët”, u shpreh ai.

Ndërsa, përfaqësuesja e “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, tha se kjo orë do të jetë dëshmi e numërimit të orëve, minutave dhe sekondave të fundit deri në epilogun final. “Shumë emocionuese me e dërgu orën e pritjes në çdo komunë, me e pa se si ecën mbrapsht deri në një ditë po ashtu të rëndësishme dhe shumë emocionale për ne pas një pritje të gjatë, tash e gjashtë vite. “Liria ka emër” është munduar që në momentet kritike të procesit të Hagës të takojë njerëz, të bashkëbisedojë dhe të krijojë momentum për të shfaqur nevojën e njerëzve të Kosovës, popullit të Kosovës, për t’iu thënë diçka atyre në Hagë.

Edhe atyre që mbahen peng tash e gjashtë vjet, por edhe atyre që e kanë udhëhequr këtë proces, që populli i Kosovës i do çlirimtarët në vendin e vet, që në emër të popullit ata duhet të jenë të lirë.

Lum ai burrë e ajo grua që i ka kapërcyer ëndrrat e veta për me luftuar për ëndrrën më të madhe që është liria e Kosovës.

Dhe për këtë ëndërr ata e kanë larë borxhin e tyre.

Edhe ata që nuk janë në mesin tonë, por edhe ata që sot e bëjnë betejën e fundit, uroj të fundit, për ta vërtetuar edhe një herë që populli i Kosovës ka qenë në rrugën e drejtë.

Kjo orë do të jetë dëshmi për t’i numëruar sekondat, minutat dhe ditët deri në epilogun final për t’i pritur çlirimtarët në Kosovë dhe për ta mbyllur ciklin e kontesimit të historisë gjatë këtij periudhës së pasluftës, sepse ky nuk është rasti i vetëm”, tha ajo.

Përfaqësuesi tjetër i “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, u bëri thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që më 12 shtator t’i bashkohen marshit “Kosova po pret”, si dhe më 16 shtator, festimit të lirimit të ish-krerëve. “Është nder me qenë në Vushtrri, në qytetin që ia di peshën lirisë, rrugëtimit tonë dhe që i ka dhënë të gjitha që të na pozicionojë ndershëm dhe dinjitetshëm brenda historisë tonë.

Unë nuk po e zgjas shumë pasi që ne po flasim nga dy, me Elizën bashkë, por vetëm dua t’ju bëj thirrje që Vushtrria duhet të vijë në Prishtinë dy herë gjatë shtatorit: më 12 shtator kur mbahet marshi me moton “Kosova po pret” dhe më 16 shtator kur krejt bashkë do të festojmë për ardhjen e çlirimtarëve në vendin e tyre”, u shpreh ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *