Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë urdhëron tërheqjen e menjëhershme të qumështit UHT “Land” 3.2% për praninë e Aflatoksinës M1 – Lajmi i fundit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit UHT “Land” 3.2%, e prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA) pasi është konstatuar prani e Aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar.

Sipas AUV-së, informacioni zyrtar është pranuar nga autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë konstatuar nivel të tejkaluar të Aflatoksinës M1 në këtë produkt.

Qumështi është prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA), në stabilimentin me numër RKS-014.


- Advertisement -

Në bazë të Ligjit për Ushqim, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të produktit të identifikuar si të prekur nga tregu dhe ka nisur kontrollet zyrtare, përfshirë verifikimin e gjurmueshmërisë së produktit.

AUV ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të përcaktojë masat e mëtejshme lidhur me stabilimentin RKS-014 – ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA).

Agjencia ka njoftuar se opinioni publik do të informohet për masat e ndërmarra dhe zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *