Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku nisin takimin për emrin e presidentit të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë filluar takimin në Kuvend, për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një emri për president të vendit.

Kurti shoqërohet nga ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati dhe deputetin Arbërie Nagavci.

Ndërsa, Abdixhiku ka pranë Vjosën Osmani dhe Lutfi Hazirin.


- Advertisement -

Ky është takimi i tyre i radhës, pasi takimet e mëparshme nuk kanë sjellë rezultate konkrete.

Diskutimet për emrat konkret për postin e presidentit janë në qendër të këtij takimi.

Abdixhiku nuk ka bërë deklarata para takimit, ndërsa Kurti ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së konfidencialitetit të bisedimeve derisa të arrihet marrëveshja.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *