Protestë e operatorëve të transportit në Fushë Kosovë për përmirësimin e transportit publik

Operatorët e transportit të udhëtarëve PEP Trans, Egzoni Tours dhe Eni Trans kanë njoftuar se do të mbajnë një protestë paqësore në Fushë Kosovë më 28 gusht 2026.

Protesta është reagim ndaj gjendjes së rënduar në transportin publik dhe sfidave që po përballen kompanitë për të siguruar shërbimet për qytetarët.

Aktiviteti është planifikuar të zgjasë nga ora 10:00 deri në 12:00 në rrugën “Tahir Zema”, përballë zyrës së Komunës së Fushë Kosovës.


- Advertisement -

Organizatorët kërkojnë angazhimin e Komunës dhe institucioneve për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve në transportin e udhëtarëve.

Të gjithë qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në protestë dhe të ndihmojnë për një zhvillim paqësor të saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *