Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se e mbështesin protestën e thirrur nga platforma ‘Liria ka Emër’, më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pak para verdiktit final në Hagë. ‘Është thirr një protestë nga ‘Liria ka Emër’ më 12 shtator ku ne si OVL u bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve por edhe ne t’i bashkëngjitemi protestës.
Ne do të mbështesim protestën dhe bëjmë thirrje të që të jetë një protestë e madhe’, ka thënë ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




