Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ajo thotë se më 16 shtator nuk do të vendoset vetëm për fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së, por edhe për mënyrën sesi do të trajtohet historia e Kosovës. Çitaku thekson se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk duhet të shihen vetëm përmes përkatësive politike. ‘Nuk është në burg Hashim Thaçi i PDK-së.
Në burg është Hashim Thaçi i UÇK-së.
Hashim Thaçi i Kosovës,’ shkroi ajo.
Në fund, Çitaku bën thirrje që përtej dallimeve politike, të vendoset në qendër Kosova.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





