Numri i rasteve të fruthit në rritje në Kosovë: Gjatë javës së fundit konfirmuar 10 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 24 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 147 raste të fruthit në Kosovë.

Numri i rasteve të konfirmuara këtë vit është dyfishi i rasteve të regjistruara gjatë tërë vitit 2025.

Prishtina, Fushë-Kosova dhe Ferizaj janë komunat me numrin më të lartë të rasteve.


- Advertisement -

IKSHPK-ja ka intensifikuar vaksinimin në komunat me numrin më të lartë të rasteve, duke vaksinuar 504 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt.

Instituti gjithashtu rekomandon që personat me simptoma të dyshimta të fruthit të paraqiten menjëherë në institucionin shëndetësor më të afërt.

Vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e sëmundjes dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -