Reagimi i Lumir Abdixhikut pas vdekjes së Eqrem Kryeziut: Humbje e thellë për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së profesorit dhe ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Abdixhiku ka theksuar se me largimin e Kryeziut Kosova humbi një intelektual të shquar dhe një nga veprimtarët e hershëm të LDK-së.

Ai ka vlerësuar kontributin e Kryeziut në LDK dhe institucionet e Kosovës, si dhe udhëheqjen e tij me dinjitet në Prizren.


- Advertisement -

Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu, miqve dhe qytetarëve të Prizrenit, duke e falënderuar për gjithë kontributin dhe gjurmën që la pas. “Profesor Eqrem, faleminderit për gjithë kontributin dhe gjurmën që le pas.

Pusho në paqe!

I përhershëm qoftë kujtimi për ty!”, ka përfunduar Abdixhiku.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -