Labinot Tahiri nderohet për kontributin në mbështetje të veteranëve të UÇK-së

Këngëtari, Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të veçantë, pasi është nderuar me një mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në dokumentin e publikuar prej tij thuhet se Tahiri është vlerësuar për “kontributin e çmuar në mbështetje të kategorive të dala nga lufta”, veçanërisht të veteranëve të UÇK-së, si dhe për angazhimin e tij humanitar.

Mirënjohja e vlerëson gjithashtu për promovimin e vazhdueshëm të vlerave të luftës çlirimtare dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.


- Advertisement -

Dokumenti mban datën 16 korrik 2026 dhe i është ndarë Tahirit nga Dega e OVLUÇK-së në Ferizaj, si vlerësim për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -