Dua Lipa feston ditëlindjen e saj të parë si bashkëshorte në një fundjavë romantike

Dua Lipa ka festuar 31-vjetorin e saj të lindjes së bashku me bashkëshortin, aktorin Callum Turner, në një fundjavë romantike.

Kjo ishte ditëlindja e parë e këngëtares që prej martesës së tyre në fillim të kësaj vere.

Përmes një galerie të publikuar në Instagram, Dua ndau momente nga festimi, ku shfaqet edhe pranë Turner.


- Advertisement -

Në një prej fotografive, aktori e puth në kokë dhe e përqafon ndërsa të dy shëtisin në një fushë.

Krahas fotografive, këngëtarja shkroi: “Fundjava e ditëlindjes.

Faleminderit për gjithë dashurinë dhe urimet!

Gati për xhiron time të radhës rreth diellit… gjërat vazhdojnë të përmirësohen”.

Në një tjetër moment të festimit, Dua shfaqet duke fikur qirinjtë e një torte të bërë në shtëpi, mbi të cilën shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen beba”.

Ajo më vonë pozoi edhe me një tjetër tortë, këtë herë me çokollatë. Çifti nuk ka bërë të ditur vendndodhjen ku e kaloi fundjavën, ndërsa Dua u pa në aeroportin JFK në New York të premten.

Festimi vjen disa muaj pas martesës së tyre, e cila nisi me ceremoninë ligjore në Old Marylebone Town Hall në Londër dhe vijoi me një festë tre-ditore në Palermo të Siçilisë.

Dua ka folur më herët për marrëdhënien me Turner dhe mënyrën se si të dy arrijnë të balancojnë karrierën dhe jetën personale.

Ajo e ka përshkruar bashkëshortin si familje për të, duke theksuar se ata mbështesin njëri-tjetrin edhe në aspektin krijues.

Ndërkohë, Turner ka folur hapur edhe për dëshirën për të krijuar një familje.

I pyetur nëse familja do të ishte një prioritet për të në dekadën e ardhshme, ai është shprehur: “Sigurisht, po, jam 36 vjeç.

Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -