Sarah Paulson në rolin e vrasëses seriale në serialin e ri të Netflix

Aktorja e njohur, Sarah Paulson, shfaqet pothuajse e panjohur si Aileen Wuornos në sezonin e ri të antologjisë kriminale të Ryan Murphy, ‘Monster: The Lizzie Borden Story’.

Seriali i ri i Netflix, me tetë episode, fokusohet te Lizzie Borden, e cila në vitin 1892 u akuzua për vrasjen me sëpatë të babait dhe njerkës së saj.

Aileen Wuornos, një nga vrasëset seriale më të njohura në ShBA, paraqitet si një grua e frymëzuar nga historia e Lizziet.


- Advertisement -

Sarah nuk është aktorja e parë që e portretizon atë, pasi Charlize Theron fitoi një Oscar për interpretimin e Wuornos në filmin ‘Monster’ të vitit 2003.

Në kastin e serialit të ri janë edhe Ella Beatty, Vicky Krieps, Charlie Hunnam, Billie Lourd dhe Rebecca Hall.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -