Mbretëria e Bashkuar shpreh mbështetje për familjet e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur mbështetjen për familjet e personave që ende figurojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, duke mirëpritur punën e institucioneve kosovare për gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok.

Londra ka mirëpritur punën e autoriteteve të Kosovës për gjetjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut, si dhe ekzaminimet forenzike dhe testimet e ADN-së që synojnë identifikimin e tyre.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbetjet mortore të gjetura gjatë gërmimeve në Zubin Potok përkojnë me atë që njihet si “Grupi i intelektualëve”, i zhdukur në veri të Kosovës gjatë luftës.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -