Deputetja Time Kadrijaj bën thirrje për formimin e qeverisë në Konferencën për Media

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për krizën politike aktuale në Kosovë.

Kadrijaj u shpreh se Kurti po e mban peng formimin e institucioneve, duke aluduar se problemi kryesor është gjetja e partnerëve politikë dhe ndarja e posteve ministrore.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, të paraqitet në seancën konstituive dhe ta formojë qeverinë. “Hajde në seancë, konstituo Kuvendin, formo qeverinë, zgjidh edhe presidentin, sepse shteti nuk ta fal, qytetarët nuk ta falin dhe me një fjalë të fundit: nuk je mbi shtetin, zoti Kurti, nuk je mbi Kushtetutën, zoti Kurti!


- Advertisement -

Për këtë do të përgjigjesh një ditë dhe atëherë fundi yt do të jetë i tmerrshëm”, tha ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -