Çerdhja publike në Mazgit të Obiliqit, e cila u hap në shtator të vitit të kaluar dhe funksionoi vetëm për dy muaj, pritet të nisë punën me kapacitet të plotë nga 1 shtatori.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, thotë se tashmë është instaluar trafoja elektrike dhe është funksionalizuar kuzhina. Çerdhja ishte përuruar nga drejtoresha e atëhershme e Arsimit në Komunën e Obiliqit, Fitore Hashani.
Ajo, përmes një përgjigjeje me shkrim, thotë se objekti kishte energji elektrike dhe se, bazuar në studimet dhe pëlqimet elektrike të KEDS-it, për të ardhmen ishte rekomanduar instalimi i një trafoje të veçantë vetëm për nevojat e kopshtit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





