Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë nxitur reagimin e sindikalistëve.
Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, pas shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës.
Në mbledhje do të diskutohet situata e sigurisë në punë, shkaqet e aksidenteve dhe rastet që kanë çuar në lëndime dhe vdekje të punëtorëve.
Po ashtu, do të merren qëndrime dhe masa për të rritur presionin ndaj punëdhënësit për të përmirësuar sigurinë në vendet e punës.
Mbledhja fillon në orën 08:00 në zyrën e Sindikatës së Re të KEK-ut.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





