Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë ka bërë me dije qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për nesër, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32°C.
Automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore nuk do të preken nga kjo masë.
Operatorët ekonomikë thirren të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





