Ejup Maqedonci: Optimizimi i pranisë së KFOR-it përforcimi i sigurisë në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë urën mbi Ibër, pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Ai tha se ky proces nuk paraqet zvogëlim të sigurisë për qytetarët apo komunitetet.

Kosova ka ndërtuar ndër vite institucione profesionale dhe të besueshme të sigurisë, ndërsa bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdon të jetë i ngushtë.


- Advertisement -

Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, është dhe mbetet përgjegjësi dhe prioritet i institucioneve tona.

Në këtë kontekst, përpjekjet e lidershipit të Serbisë për ta paraqitur optimizimin e pranisë së KFOR-it si kërcënim për komunitetin serb apo si dëshmi të një situate të paqëndrueshme në Kosovë nuk përputhen me realitetin në terren.

Përkundrazi, ato synojnë të krijojnë perceptimin e një krize atje ku vlerësimet profesionale të sigurisë tregojnë progres.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë, në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët strategjikë, të forcojnë kapacitetet e tyre dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

Siguria dhe stabiliteti i qëndrueshëm ndërtohen mbi fakte, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale – jo mbi dezinformim, narrativa të frikës dhe përpjekje për krijimin artificial të krizave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *